Kryeshefi ekzekutiv i hakmerret sindikalistit të Telekomit, e degradon në pozitë

Një reagim publik i Kreut të Sindikatës Profesionale të  Telekomit, Muhamet Xhemajli, rreth gjendjes në  Telekom, ka mjaftuar që  ky i fundit të degradohet në pozitë nga menaxhmenti.

Së  paku kështu thotë  Xhemajli në një reagim dërguar mediave.

“Desha t’ju njoftoj se pas reagimeve në  vazhdimë si në  media nga Sindikata Profesionale e Punëtorëve SPP Telekomi i Kosovë s në  lidhje me keqpë rdorimet dhe Gradimet/Degradimet dhe nominimet në  vende të  punë s pa kritere, ju njoftoj se sot me date 28.10.2019 Kryeshefi Ekzekutiv z. Bedri Istrefi edhe pas kercenimit qe ka bere ndaj meje, sot i njejti ka bere degradimin e pozites time si kryetar i Sindikates SPP, gje qe eshte ne kundershtim me Ligjin mbi Sindikatat saktesisht Neni 24”, thuhet në  reagimin e Xhemajlit.

Reklama e sponzorizuar

Buletini Ekonomik ka siguruar edhe vendimin e kryeshefit ekzekutiv me të  cilin pozita e Xhemajlit nga Mbikëqyrës i Kontrollit të  Brendshëm  në  Telekom, tash e tutje do të jetë montues i antenave në  regjionin e Mitrovicës.

“Punëtori/ja, Muhamet Xhemajli, i/e sistemuar në  punët dhe detyrat e punës, Mbikëqyrës i Kontrollit të  Brendshëm në  Menaxhimi i Sigurimit të  të  hyrave risistemohet në  punët dhe detyrat e punë  Montator në regjionin e Mitrovicës”, thuhet në  vendimin e kryeshefit, një  kopje të  te cilit e ka siguruar Buletini Ekonomik.

Ndryshe, Xhemajli ka paralajmëruar një  konferencë për ditën e nesërme. /Buletini Ekonomik/