Lajm i mirë: Investimi milionësh që pritet t’ia sjellë 200 vende të reja të punës Vushtrisë

Komuna e Vushtrrisë sot ka aprovuar kërkesën dy investitorë të jashtëm për ndërtimin e një fabrike në Vushtrri.

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë i ka dhënë dritën e gjelbër një projekti
investiv të jashtëm për ndërtimin e një fabrike të përpunimit të peshkut
të detit në Vushtrri. Për këtë qëllim me unanimitet të plotë Kuvendi
Komunal i Vushtrrisë i ka dhënë mbështetje të plotë dhe i ka dhenë në
shfrytëzim tokën komunale kompanisë vushtrriase “Emona SHPK” dhe asaj
kroate “Conex”, për ndërtimin e fabrikës.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri tha se me këtë projekt
parashihet punësimi i rreth 500 grave kryesisht nga Komuna e Vushtrrisë.
Prandaj ai tha se Komuna e Vushtrrisë do të ofroj gjithë mbështetjen e
saj për realizimin e këtij investimi shumë serioz nga dy kompanitë, ajo
kroate dhe spanjolle.

Reklama e sponzorizuar

“Projekti i kompanisë Emona Group bashkë me investitorët kroat “Conex”
dhe partnerët e tyre spanjoll parasheh investim mbi 7 milion euro në një
fabrikë për përpunimin e paketimin e peshkut në Vushtrri”, ka thënë
Tahiri.

Përfaqësuesi i kompanisë kroate, Mladen Milakovic, thotë se në këtë
projekt do të investoj bashkë me një kompani spanjolle, e cila edhe e ka
siguruar tregun e plotë për produktet e peshkut.   Ai tha se në fabrikë
do të punësoj rreth 208 punëtorë vushtrrias, derisa me rritjen e
kapaciteteve mendon që numri i të punësuarve kryesisht gra pritet të
arrijë 400 deri në 500 punëtorë.

Ndërsa përfaqësuesi i Kompanisë vushtrriase “Emona SHPK” e cila edhe e
ka bindur partnerin e saj që të investoj në Vushtrri, tha se pret
mbështetje dhe lehtësira nga Komuna dhe Qeveria e Kosovës, në krijimin e
kushteve që të fillojnë investimet e më pas edhe puna në fabrikë.