Mbi 60% e kosovarëve duan të punojnë në sektorin publik

Kosovarët janë të parët në rajon me dëshirën për të punuar në sektorin publik.

Kështu thuhet në një anketë të “Balkan Barometër”, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas anketës, 62 për qind e kosovarëve janë deklaruar se do të punonin në institucionet publike, 31 për qind në ndërmarrjet publike, kurse vetëm 7 për qind në sektorin privat.

Reklama e sponzorizuar

Pas kosovarëve vijnë maqedonasit me 48 për qind dhe shqiptarët me 47 për qind.

Burimi: Balkan Barometer