Ministri Lluka dhe Hana diskutojnë për zhvillimin e sektorit financiar jobankar

Sot, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Inovacionit Financiar të Kosovës (SHIFK) Venhar Hana ka takuar Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Në takim, Hana ka njoftuar ministrin Lluka lidhur me misionin dhe aktivitetet që SHIFK po ndërmerr në zhvillimin e mëtutjeshëm të industrisë financiare jobankare, duke promovuar zhvillimin e sektorit financiar jobankar në vend, përfshirjen financiare dhe duke trajtuar çështje me rëndësi në ndryshimet e nevojshme legjislative si dhe nevojën e shtuar për rritjen e edukimit financiar të qytetarëve.

Më tutje, Ministri Lluka ka theksuar se ndikimi i teknologjisë informative në avancimin e shërbimeve financiare në vendet e rajonit dhe botës ka pasë impakt të konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik të tyre, të cilat në shtesë kanë hartuar edhe politika fiskale të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja. Ndër çështjet me rëndësi për zhvillim, Ministri Lluka ka potencuar dhe domosdoshmërinë e miratimit të Ligjit për Nënshkrimi Elektronik i cili do të krijojë lehtësi më të mëdha në raportet ndërmjet palëve në zhvillim të të gjithë sektorëve në vend.

Reklama e sponzorizuar

Në fund, Lluka dhe Hana janë pajtuar për të realizuar çdo komunikim të nevojshëm në drejtim të zhvillimit të sektorit financiar jobankar në Kosovë.