MJEKËT IA VENDOSIN PACIENTIT KOSOVAR DY STENTA DHE NJË EKEKTROSTIMULUES PA NEVOJË
Pacientit me inicialet Sh.Sh – mjekët kosovarë ia kanë vendosur pa nevojë – një elektrostimulues permanent të zemrës dhe dy stenta koronare.
Pas një kërkese për mendim lidhur me këtë pacient dhe pas kontrollit të dosjes – rreth kësaj çështje ka reaguar Tefik Bekteshi, drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, shkruan Insajderi.
Bekteshi ka nisur një shkresë për Prokurorinë, Odën e Mjekëve të Kosovcës dhe Inspektoratin e Shëndetësisë, përmes së cilës ka denoncuar shkeljet e supozuara.
Mendojmë se çdo profesionist dhe institucion shëndetësor, dëtyrë parësore ka kryerjen e punës së vet sipas parimeve etike dhe profesionale ekzistuese. Besojmë se në trajtimin e z. Sh.Sh janë thyer këto parime”, thuhet në letër, shkruan Insajderi
“Prandaj për hir të pacientëve të tjerë në të ardhmën, etikës dhe profesionit, ndihemi të obliguar të denocojmë shkeljen e supozuar të vendosjes së elektrostimuluesit permanent të zemrës pa kritere të qarta, të angiografisë koronare kontrolluese të panevojshme, si dhe vendosjen e dy stentave koronare ta panevojshme”, vazhdon denoncimi.