MMPH-ja synon dhënien e lejeve ujore pa pëlqim ujor dhe pa kushte ujore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes ndryshimeve të Ligjit për ujëra po synon dhënien e lejes ujore pa pëlqim ujor dhe pa kushte ujore.

Në dokumentin, i cili ka dalë në konsultime publike vetëm 5 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe në kohën e ndërrimit të pushteteve, parashihet që neni 77 i ligjit bazik të riformulohet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Derisa paragrafi i parë i këtij neni parasheh që “leja ujore nuk mund të lëshohet pa sigurimin e kushteve ujore dhe pa pëlqim të lëshuar ujor”, paragrafi pasues thotë se “përjashtimisht nga ky paragraf leja ujore mund të lëshohet pa kushte ujore dhe pa pëlqim të lëshuar ujor për objektet e ndërtuara dhe sistemet, të cilat kanë leje përdorimi dhe nuk ndikojnë në regjimin e ujërave”.

Reklama e sponzorizuar

Megjithatë, aty nuk sqarohet se për cilat objekte mund të pajisen me leje ujore pa plotësuar dy kriteret e tjera, atë për kushte ujore dhe pëlqimit të lëshuar ujor. Në koncept-dokument parashihen edhe një sërë ndryshimesh tjera që, sipas njohësve të çështjeve mjedisore, iu mundësohet hidrocentraleve që të legalizohen më lehtë.