Bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë të kenë fitime marramendëse. Prej janarit deri në gusht të këtij viti, së bashku ato kanë realizuar një profit neto prej 58.5 milionë euro, përcjell Buletini Ekonomik.
Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, në total të hyrat e sektorit për ketë periudhë ishin 177.2 milionë euro, ndërsa shpenzimet 117.8 milionë euro.
Nje pjesë e madhe e këtij fitimi erdhi nga tarifat për shërbime që aplikojnë bankat. /Buletini Ekonomik/