Përfundon takimi i grupeve punuese VV-LDK, ja çfarë u diskutua

Ka përfunduar takimi mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas takimit, Lumir Abdixhiku i LDK-së, ka thënë se në takimin e dytë të grupeve punuese është diskutuar për formatin e qeverisë me 12 ministri.

Ai ka bërë të ditur se takimi i ardhshëm do të mbahet të hënën.

Reklama e sponzorizuar

“Sot e patëm takimin e dytë në vazhdën e takimeve të grupeve punuese. Ky takim u zhvillua në frymë shumë pozitive dhe në përafrim të qëndrimeve mes dy partive. Në veçanti sot kemi diskutuar për formatin e qeverisë së ardhshme për 12 ministritë. Takimi i ardhshëm do mbahet të hënën në ora 15 në selinë e LDK-së. Në këtë fazë nuk kemi folur për emrat e përveçëm… do të jetë në diskrecion të dy liderëve për emrat”, ka deklaruar Abdixhiku. “Shkrirjen e agjencioneve nuk e kemi finalizuar ende. Është punuar në 12 ministri dhe nga 2 zëvendësministra për secilën ministri”.

Abdixhiku ka thënë se nuk kanë folur për afat final të finalizimit të marrëveshjes.