Punëtorët teknik të Universitetit të Prishtinës janë duke protestuar para rektoratit për diskriminimin që thonë se po u bëhet atyre në sektorin privat.
Hysni Gashi, përfaqësues i këtyre punëtorëve, ka thënë se kanë dalë të protestojnë para se të nënshkruhet kontrata e re me kompaninë që pritet ta fitoi tenderin, raporton KTV.
Ai ka thënë se në takimet me rektoratin u është premtuar se do ti rriten pagat.
Këtyre punëtorëve u ka dale në përkrahje Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.
Kryetari i Sindikatës Jusuf Azemi, ka thënë se paga e tyre nuk duhet të jetë më e ulët se 350 euro.