Qytetet më të shtrenjta në botë

Merreni me mend sikur të paguanit për taksi, darkë, kinema dhe pije joalkoolike 215 euro. Ndërsa tani merreni me mend jetën në Cyrih…

Në bazë të çmimeve të ushqimit, alkoolit dhe cigareve, gjësendeve konsumuese shtëpiake, të mbathurave e të veshjeve, kujdesit personal, transportit, argëtimit, lartësisë së qirasë dhe faturat, është sajuar lista e qyteteve më të shtrenjta për jetesë në vitin 2019, përcjell Koha.net.

Cyrihu është shpallur qyteti më i shtrenjtë europian, ku mund të hahet big meku më i shtrenjtë që është dyfish më i shtrenjtë në krahasim m pjesën më të madhe të qyteteve të tjera të përfshira në listë. Në Londër nevojiten më së shumti para për të shikuar një film në kinema.

Reklama e sponzorizuar

Megjithatë, më së shumti kërkesa ekonomike kanë qytetet aziatike, me Kinën në krye, ka treguar hulumtimi i MERCER-it.

Në listë janë 209 qytete. Nga rajoni Beogradi kryeson për nga shtrenjtia (vendi i 181 -të), dhe ndiqet nga Sarajeva (194), Shkupi (201), ndërsa Sofja (177), Zagrebi (143) dhe Lubjana (142) janë më të shtrnejta.

10 qytetet më të shtrenjta në botë:

1. Hong Kongu – Kinë

2. Tokio – Japoni

3. Singapori – Singapor

4. Seuli – Koreja Jugore

5. Cyrihu – Zvicër

6. Shangai – Kinë

7. Ashhabadi – Turkmeni

8. Pekini – Kinë

9. Nju Jorku – SHBA

10. Shenzhen – Kinë