Richard Grenell – i dërguari i Amerikës për dialogun viziton Kosovën

I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, sot do ta vizitojë Kosovën.

Sipas një njoftimi të Presidencës së Kosovës, Grenell do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi.

Ky takim mbahet në kabinetin e presidentit Thaçi në orën 13:00.

Reklama e sponzorizuar

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka emëruar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë gjatë javës së shkuar.

Grenell, i cili përveç detyrave të reja, do të mbetet ambasador në Gjermani, do të udhëheq përpjekjet e Amerikës për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare paqeje që mund të rezultojë në njohjen e Kosovës nga Serbia. /Klan Kosova/