Në mbrojtje të lumenjëve dhe kundër përpjekjeve të Qeverisë për të ndryshuar negativisht Ligjin për Ujërat e Kosovës, ka dalë edhe Instituti INDEP.
INDEP ka kërkuar tërheqjen e Projektligjit dhe ka kundërshtuar
dispozita të caktuara të këtij Ligji përmes Platformës së Konsultimeve Publike,
pasi Qeveria e Kosovës ka vënë në konsultim publik Projektligjin për Ndryshimin
dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-147 për Ujërat e Kosovës.
Në Projektligj, është ndryshuar neni 77 i Ligjit aktual dhe
i është shtuar një paragraf shtesë me të cilin mundësohet dhënja e lejes ujore
pa pëlqim ujor dhe pa kushte ujore.
INDEP ka kundërshtuar një ndryshim të tillë duke e konsideruar atë një derë të re për keqpërdorime dhe degradim të mëtejmë të ujërave të Kosovës.
Gjithashtu, është propozuar edhe ndryshimi i nenit 48 i Ligjit bazik që flet për “Mbrojtjen e brigjeve të ujërrjedhave dhe akumulimeve”.
Distanca prej 30 metrash nga vija e plotave të larta të
ujërrjedhave dhe akumulimeve në të cilën ndalohej ndërtimi apo ngritja e
objekteve, tani është propozuar të zvogëlohet në 10 metra. E INDEP thotë se
edhe këtë ndryshim e kanë kundërshtuar dhe kanë kërkuar shqyrtimin e rritjes së
distancës në mbrojtje të ujërrjedhave dhe akumulimeve ujore.
Problemet me hidrocentralet në Biti dhe gjetiu nuk janë të rastësishme, sipas
tyre.
“Ato fillojnë kur institucionet e papërgjegjshme krijojnë ligje dhe hapësira ligjore për keqpërdorim. INDEP është i përkushtuar për të mbrojtur interesin publik dhe për të reaguar në mbrojtje të natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.”
Në linkun e mëposhtëm, mund të lexoni komentet e INDEP mbi këtë Projektligj dhe kundërshtimin tonë për ndryshimet e propozuara.
https://indep.info/wp-content/uploads/2019/10/INDEP_Analize-e-Projektligjit-per-Ndryshimin-dhe-Plotesimin-e-Ligjit-per-Ujera-2.pdf?fbclid=IwAR06JdYfdazRZbcunRXSCsHvvjOQVtraRxtaveGqDH3ULx0LweU9-QwKzJM