Xhipa e limuzina luksoze – Shteti ndanë mbi gjysmë milioni euro për vetura

Disa prej institucioneve po kanë nevojë imediate për vetura. Por, ka edhe institucione në Kosovë që duanë vetëm xhipa ose limuzina luksoze.

Fiks 21 vetura janë paraparë që të blihen këtë vit nga buxheti qendror i shtetit. Xhipa të mesëm, xhipa luksoz, vetura të vogla e një limuzinë po u nevojiten disa institucioneve.

Agjencia Qendrore e Prokurimit – AQP, ka hapur ofertë për blerjen e këtyre automjeteve ku ka parashikuar të shpenzojë deri në 590 mijë euro, shkruan lajmi.net

Reklama e sponzorizuar
Image

Në këtë blerje bëjnë pjesë pesë lloje të veturave: vetura të vogla 3 copë, vetura të mesme 5 copë, limuzina 2 copë , xhipa të mesëm 9 copë , xhipa luksoz 2 copë. 

Image