A e dini se bankat aplikojnë tarifë edhe kur kryeni pagesa me kartela nëpër markete?

Pothuajse për çdo shërbim që e ofrojnë bankat në Kosovë, aplikohet një tarifë.

Por ka edhe shërbime për të cilat as që do t’ju shkonte mendja se mund të paguani provizion.

Reklama e sponzorizuar

Sipas një hulumtimi të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), tarifa bankat aplikojnë edhe për pagesat që i kryeni nëpër markete përmes pajisjeve të njohura si POS.

“Tarifat e pagesave nga POS-ët në markete po sillen nga 1.3% deri në 2%”, thotë OAK.

Sipas këtij asociacioni, kjo po i zhgënjen qytetarët që të bëjnë pagesa me kartela për shkak të tarifave të larta gjatë pagesave. /Buletini Ekonomik/