Ministri në detyrë i Drejtësisë Abelard Tahiri sot është nisur për në Hagë ku pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale.
Bëhet e ditur se Ministri Tahiri sot ka udhëtuar për në Hagë pas ftesës që i është bërë atij nga Dhomat e Specializuara për t’u paraqitur në cilësinë e dëshmitarit, raporton lajmi.net
Intervistimi i tij pritet të zgjasë dy ditë.
Para disa ditësh, vetë Ministri Tahiri kishte bërë publike faktin se ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, sipas tij për t’i informuar Dhomat e Specializuara mbi procedurat e zbatimit të ligjit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar nga Dhomat e Specializuara.