Analiza: Për 9 muaj kosovarët paguan 196 milionë euro për interesa e shërbime në banka

Buletini Ekonomik ka analizuar të dhënat e publikuara nga bankat veç e veç, rreth të hyrave të tyre që kanë pasur nga interesi për kredi dhe tarifat e shërbimeve, për periudhën nga janari i këtij viti deri më 30 shtator.

Për këtë periudhë, kosovarët kanë paguar plot 196 milionë euro në banka në formë të interesit për kredi dhe tarifat tjera për shërbimet.

Reklama e sponzorizuar

Vetëm kamata, kosovarët paguan 148 milionë e 825 mijë euro, derisa për shërbime të ndryshme që aplikojnë bankat, paguan 47 milionë e 624 mijë euro.

Kjo bëri që fitimi neto i bankave për këtë periudhë të jetë 65.7 milionë euro, përcjell Buletini Ekonomik. /Buletini Ekonomik/