Avni Arifi është nga njerëzit e afërt të kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinajt, që më së shumti ka bërë shpenzime, ani se ai ka ndërruar vendin e punës që nga viti i shkuar, meqë është bërë ambasador.
Në dokumentin që e ka siguruar “Koha Ditore”, më shumë se 50 mijë euro është shuma e harxhuar nga ish-shefi i kabinetit të Haradinajt.
Mbi 11 mijë euro i ka arkëtuar si mëditje, ndërsa më shumë se 18 mijë euro i ka shpenzuar nga kredit-kartela.
Vetëm aviobiletat e tij i kanë kushtuar buxhetit të shtetit më shumë se 16 mijë euro.