Bilanci paraprak, 10 mln euro ndihma materiale dhe para

Kryeministri Edi Rama dha një bilanc të fundit të dëmeve dhe mjeteve financiare të grumbulluara në ndihmë të zonave të prekura.

Ai tha se deri më tani janë grumbulluar 5 milionë euro ndihma monetare, 1,5 milionë dollar dhe rreth 4,5 milionë euro ndihma materiale.

Kryeministri tha bilanci i ndihmave është shumë  inkurajues. Ai tha se vetëm dy biznesmenë kanë ofruar 2,5 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

Kryeministri ju ka bërë thirrje njerëzve dhe bizneseve që të depozitojnë në llogari të sigurta donacionet e tyre.

Ai tha se administrimi i Fondeve do të bëhet nga Fondi Kombëtar i Administrimit, duke garantuar se çdo qindarkë do të bëhet transparentë.

Ai tha se përveç Durrësit, Tiranës dhe Thumanës edhe Laçi do të përfshihet në procesin e rindërtimit.

Qindra banesa janë në dëmtuar në zonat ku ra tërmeti.

Më herët sot biznesmeni Samir Mane kontribuoi  me 1.2 milionë euro, kompania Salillari kontribuoi me 1 milionë euro dhe Bankers Petroleum me 1 milionë USD.

Kryeministri tha se shumë shpejt njerëzit do të akomodohen n ë hotele pasi nuk  është e denjë ë t ë sistemohen as n ë palestra dhe as në çadra.