Në janar të këtij viti Ndërmarrja “Çabrati” në Gjakovë ka pranuar çmimin prej 150,000 Euro, i ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të garës “Ta pastrojmë Kosovën” ku jemi shpallur ndër katër qytetet më të pastërta, por pavarësisht se kanë kaluar nëntë muaj, deri më tash parat e ndara nuk janë bartë në llogari të kësaj ndërmarrje, raporton “Front Online”.
Ja statusi i plotë i kryeshefit të kësaj ndërmarrje
Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjakovës,
Në Janar të këtij viti K.R.M. “Çabrati” sh.a., ka pranuar çmimin prej 150,000 Euro, i ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të garës “Ta pastrojmë Kosovën” ku jemi shpallur ndër katër qytetet më të pastërta.
Ju njoftoj që përkundër faktit që jemi shpallur fitues të kësaj gare, Ndërmarrja deri më tani nuk ka pranuar asnjë cent nga kjo vlerë e fituar.
Kjo moto e mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës duket se është bërë vetëm për çështje mediale duke gënjyer Ndërmarrjet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kërkoj publikisht nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë që të na njoftojë në lidhje me veprimet e ndërmarra për ndarjen e këtyre mjeteve financiare të fituara përmes garës “Ta pastrojmë Kosovën”.