Gjysma e familjeve në Kosovë kanë probleme me pagesën e kësteve

Afër 40 përqind e gjithsej huamarrësve (ekonomi familjare dhe ndërmarrje) në Kosovë kanë problem me mbingarkesë të borxhit, ku vlera e këstit mujor tejkalon mbi 50 përqind të hyrave mujore neto, sipas një raporti të BQK-së.

Ekonomitë familjare kishin më shumë raste të mbingarkesës me borxh, ku 44.7 përqind e tyre shpenzuan më shumë se 50 përqind të hyrave për pagesë të kësteve, në krahasim me 36 përqind të ndërmarrjeve.

Reklama e sponzorizuar

Sidoqoftë, ndërmarrjet kishin raste më të shpeshta të mbingarkesës së nivelit më të lartë, ku 19.3 përqind e tyre ishin josolvent në raport me vetëm 8.4 përqind të individëve.

Gjetjet e studimit për ngarkesën e ekonomive familjare mbështeten edhe nga Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare të Agjencionit të Statistikave të Kosovës, rezultatet e së cilës për vitin 2013 sugjerojnë që 44 për qind e ekonomive familjare nuk kanë mundur të përballojnë pagesat siç janë qiraja, kreditë, tatimet, shpenzimet komunale – faturat, mirëmbajtje të rregullta etj.