Presidenti Thaçi pritet ta mandatojë sot Albin Kurtin për formimin e qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta mandatojë për kryeministër, kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Presidenti Hashim Thaci pritet ta mandatojë sot Albin Kurtin që ta formojë Qeverinë.

Reklama e sponzorizuar

Presidenti pritet që ta ftojë gjatë ditës kandidatin për kryeministër, ndonëse ka afat kushtetues prej 15 ditë për ta mandatuar për nisjen e negociatave për formimin e Qeverisë.

Dje, u mbajt seanca konstituive e Kuvendit ku u zgjodhën organet drejtuese të këtij institucioni.

Me propozim të Albin Kurtit, kryetar i Kuvendit u zgjodh, Glauk Konjufca.

LDK ende nuk ka arritur marrëveshje me VV-në, për krijimin e Qeverisë.