Mbrëmë pas mesnate numrat e Z-Mobile kanë nisur të kalojnë në Vala.
Të gjithëve konsumatorëve që ishin me Z-Mobile, menjëherë pas mesnate ka nisur t’i bie llogaria.
Me këtë rast, mësohet se Vala ka dhuruar falas për konsumatorë që kaluan nga Z-Mobile, nga 50GB internet, 150 minuta kombëtare dhe 150 sms, raporton Koha.net.
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri istrefi tha se kthimi i këtyre numrave është një e hyrë shtesë, e cila do të ketë ndikim në stabilitet financiar.
Kthimi i këtyre numrave në Vala po konsiderohet si arritje nga drejtuesit e Telekomit të Kosovës, derisa mes tjerash po premtohet se do të ketë oferta të mira për konsumatorët.