Interesi i lartë i institucioneve financiare në vend, përfaqësues të BQK-së thonë se është si pasojë e rrezikut që bart tregu financiar.
Sokol Havolli, zëvendësguvernator i BQK-së ka deklaruar në Frontal se norma e interesit në vend është e ulët, ani pse ka ankesa nga qytetarët.
‘’Një fakt është se Kosova ka një sektor banker mjaft likuid. Mirëpo si duket tregu i bart ende disa rreziqe që e detyrojnë sistemin financiar që të reagojë përmes normave të interesit në menaxhimin e këtij rreziku. Megjithatë fakti pozitiv është se në 20 vitet e operimit të sistemit bankar kemi normën më të ulët të përqindjes së interesit’’, ka deklaruar Havolli.
Ndryshe, Havolli ka thënë se kreditë në vend kanë arritur vlerën në 3 miliardë.
‘’3 miliardë ka arrit vlera e kredive të lëshuara. Depozitat janë më të larta se kreditë, sepse kemi një raport rreth 80% mes kredive e depozitit, kemi një nivel të kënaqshëm të deponimit të parave nga qytetarët’’, ka thënë Havolli në Frontal në T7.