“Kampioni” i udhëtimeve në Kosovë, harxhoi mijëra euro të shtetit

Deputetët e Kuvendi të Kosovës, përpos pagës së madhe që marrin, nuk e ndalin luksin as në shpenzimin e parave në udhëtime jashtë Kosovës.

Deputetët e Legjislaturës VI, në pesë muajt e fundit të kësaj legjislature, nga data 01-04-2019 deri me më datën 31-08-2019 kanë harxhuar mijëra euro në udhëtime zyrtare, e mëditje.

Kampion për realizimin e udhëtimeve jashtë vendit është ish- nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili ka realizuar 15 vizita jashtë Kosovës për këtë periudhë pesë mujore.

Reklama e sponzorizuar

Për një udhëtim që kishte realizuar Haliti në Turqi nga data 25 deri 27 shkurt 2019, ai kishte marrë 252 euro mëditje, të cilat ishin realizuar me 18 prill 2019.

Një udhëtime tjetër nënkryetari i Kuvendit e kishte pasur në Francë (7-11 prill 2019) për të cilin kishte marrë 494.50 euro, të cilat ishin realizuar me 24/04/2019.

Mëditje për udhëtim zyrtar në Bruksel, që Haliti e kishte realizuar nga data 24-27 prill 2019, ku ishte paguar 355.20 euro mëditje, që i ishin realizuar me 07/05/2019.

Vizitë zyrtare Haliti kishte realizuar sërish në Francë, nga data 19 deri 21 maj 2019, ku kishte marrë 296.70 euro mëditje, që i janë realizuar me 10/06/2019.

Ndërsa, për një vizitë zyrtare në Sllovaki të realizuar nga data 31 maj deri me 4 qershor 2019, nënkryetari Haliti kishte marrë 272.25 euro mëditje, të cilat i janë paguar me 19/06/2019.

Përveç mëditjeve, Haliti ka shpenzuar edhe mijëra euro për akomodime në hotele në vizita zyrtare që i ka realizuar.

Haliti në një udhëtim në Francë që kishte realizuar nga data 12 deri me 16 shkurt 2019, kishte harxhuar 851.52 euro për akomodim.

Një udhëtim tjetër që Haliti kishte realizuar në Gjermani nga data 25 deri me 27 shkurt 2019, nënkryetari Haliti kishte harxhuar 342 euro për akomodim.

Ndërsa, në udhëtimin zyrtar në Francë nga data 4 deri 6 mars 2019, Haliti kishte harxhuar 455.76 euro për akomodim.

Nënkryetari Haliti për një udhëtim zyrtar në Sllovaki nga data 31 maj deri me 4 qershor 2019 kishte shpenzuar 869.80 euro për akomodim.

Në dy vizita zyrtare që Haliti kishte realizuar në Francë, ai kishte harxhuar 1743 euro për akomodim.

Në vizitën e realizuar nga data 19 deri 22 maj 2019, Haliti kishte harxhuar për akomodim, 1 mijë e 76 euro për akomodim. Ndërsa, në vizitën tjetër të realizuar po në Francë, nga data 23 deri 28 qershor 2019, Haliti kishte shpenzuar 667 euro për akomodim.

Kurse, për një vizitë tjetër zyrtare në Bruksel nga data 17 deri 18 maj 2019, Haliti kishte shpenzuar 287.48 euro për akomodim. /FaktePlus/