Konfirmohet zyrtarisht për 7 viktima në Shqipëri

Ministrja e Mbrotjes e Shqipërisë Olta Xhaçka thotë se është rritur numri i viktimave. Ajo tha se janë regjistruar 7 viktima në gjithë Shqipërinë, të paktën deri tash. Ndërsa, raportohet mbi 100 të lënduar.

Ajo tha se njësitë emergjente janë duke bërë të pamundurën për të shpëtuar kush është në gjendje të rëndë. Madje të përfshirë janë edhe forcat ushtarake dhe policore.

3 viktima janë regjistruar në Durrës, dy në Thumanë, një në Lezhë dhe një në Kurbinë raporton Koha.net.

Reklama e sponzorizuar

Xhaçka në konferencë për media në Shqipëri kërkoi për qetësi dhe të largohet frika dhe panika. 

Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Thumanë dhe në Durres. Ato janë dy zonat më të goditura nga tërmeti ku ka shembje të pallateve.

Shqipëria tronditet nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja të rënda në jetë njerëzore dhe dëme materiale. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti i parë u regjistrua në orën 1:18 minuta pas mesnate, për t’u pasur edhe me 11 tërmete të tjera, ku ai i orës 03:54 ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë.

Forcat e Armatosura njoftojnë se në Thumanë, aty ku janë shembur tre pallate, raportohet për persona të gjallë nën rrënoja.

FA dhe ekipet e emergjencave, siç raporton abcnews në Shqipëri, po punojnë për heqjen e materialeve inerte, për të bërë të mundur shpëtimin e personave që kanë ngecur për më shumë se tre orë.

Dy fëmijë të mitur u shpëtuan nga rrënojat e një pallati në Thumanë, ndërsa dy gra u nxorën të pajeta.

Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e pallatit të rrëzuar në Thumanë. Bëhet fjalë për trupin e një gruaje, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur.

Shqipëria sot u trondit nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja të rënda në jetë njerëzore dhe dëme materiale. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti i parë u regjistrua në orën 1:18 minuta pas mesnate, për tu pasur edhe me 11 tërmete të tjera, ku ai i orës 03:54 ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë.

Situata më e rënduar paraqitet në zonën e Thumanës, ku një pallat është rrëzuar. Dy viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit. Ndërkohë në Kurbin një burrë është hedhur nga ballkoni në panik e sipër.