Ndonëse hynë në listën e shteteve me popullsinë më të re në Evropë, Kosova rreth 60 për qind të popullsisë në moshë pune nuk i ka ekonomikisht aktivë.
Sipas raportit me titull “Anketa e Fuqisë Punëtore, TM2 2019”, rreth 60.1 për qind e popullsisë në moshë pune nuk janë ekonomikisht aktivë.
“ Do të thotë se ata nuk janë të punësuar, nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kaluara ose nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh.”, thuhet në këtë raport të publikuar në Agjencinë e Statistikave të Kosovës. /Buletini Ekonomik/









