Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ia ka dhënë kontratën konzorciumit “Pessina Construzioni & Jaha & Pessina Gestioni Srl” për ndërtimin e parkingut nëntokësor të Fakulteti Filologjik në Prishtinë, raporton portali “Front Online”.
Ahmeti ditë më parë ka bërë të ditur se tashmë e kanë nënshkruar kontratën e partneritetit publiko-privat për parkingun nëntokësor me mbi 700 vendparkime te Fakulteti i Filologjisë.
“Pas një procedure mbi një vjeçare, kemi nënshkruar kontratën e partneritetit publiko-privat të parkingut nëntokësor me mbi 700 vendparkime të Fakulteti Filologjik”, pati shkruar ditë më parë Ahmeti.
Ai ka treguar edhe shumën e projektit të parkingut dhe kohëzgjatjen e punimeve.
“Parkingu me një investim mbi 10 milion euro do të fillojë ndërtimin së shpejti ndërsa punimet do të zgjasin 18-24 muaj”
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, të cilën e posedon “Front Online”, kohëzgjatja e koncesionit do të jetë 35 vite, ndërsa tarifa e koncesionit do të jetë 15%.