Nga janari shtrenjtohet parkimi në Prishtinë

Prishtina do të vendosë rregulla të reja që nga janari i vitit të ardhshëm për kryeqytetin. Për të eliminuar kolonat dhe tollovinë në komunikacion, Komuna e Prishtinës do të vendosë masa të reja për parkingun publik. Madje, parkingu është paralajmëruar se do të shtrenjtohet.

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka treguar se mbi 100 mije makina hyjnë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës.

“Mbi 100 mije makina hyjnë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës. Rrugët e ngushta të cilat nuk lejojnë zgjerim nuk mund të përballojnë këtë sasi të automjeteve. Kohët më të ndishme janë mëngjesi për shkak të njerëzve që vijnë në punë dhe prej ores 16 – 18 kur largohen nga Prishtina. Unaza e qytetit do ta shkarkojë një pjesë të makinave që hyjnë tranzit por problemi kryesor mbetet numri i madh i makinave që hyjnë”.

Reklama e sponzorizuar

Ahmeti ka njoftuar se prej vitit të ardhshëm, Parkingu publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve dhe se parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë.

“Prej janarit 2020, Parkingu publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve, prandaj ata që parkohen në qendër duhet të mendojnë më herët se ku do ta lënë makinën. Po ashtu, parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë. Do të filojmë ndërtimin e pesë Park and Ride parkingjeve në hyrje të qytetit. Do të investojmë edhe më tutje në Transport Publik”.

Në javët dhe muajt në vijim do ta shqyrtojmë seriozisht Congestion Charge në pjesët e ngarkuara të qytetit. Jemi duke shqyrtu që kjo të bëhet përmes kamerave smart që lexojnë tabelat. Kjo Taksë e “tollovisë” bashkë me investimet tjera mund ta lehtësojë komunikacionin dhe zvogëlojë ndotjen në kryeqytet.