Nis protesta kundër rritjes së çmimeve të sigurimeve para BQK-së

Ka nisur protesta para BQK-së me të vetmen arsye për ta kundërshtuar vendimin për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve.

“26 për qind është tepër”, thuhet në disa pankarta.

Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26% ka pasur reagime të shumta nga qytetarët.

Reklama e sponzorizuar

Protesta ka nisur në orën 13:00 dhe është organizuar grupi “Merakli t’kerreve”. Protestuesit po kundërshtojnë vendimin e BQK-së.

“BQK jemi kundër vendimit për shtrenjtimin e sigurimit”, “Ju na siguroni, mos na varfroni”, “BQK mendo për vete”, janë disa nga ankesat që po bëjnë qytetarët.