Për më shumë se një vit, Rexhep Hoti, i ka shpenzuar gati 10 mijë euro për dreka e darka zyrtare, prej kur është emëruar në pozitën e tij si Koordinator Nacional për Kulturë, Arsim dhe Sport.
Në bazë të të dhënave të cilat Gazeta inFokus i ka siguruar nga Zyra e Kryeministrit, Hoti së bashku me më dy zyrtaret e kabinetit të tij ka shpenzuar brenda kësaj periudhe kohore mbi 40 mijë euro.
Për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat, vetëm Rexhep Hoti i ka shpenzuar 30 mijë e 318 euro.
Në bazë të këtij dokumenti zyrtarë për mëditje, ai nga buxheti i Kosovës ka marrë 4 mijë 368 euro, për dreka zyrtare 9 mijë 176 euro, nga kredit karta zyrtare 1 mijë 508. euro dhe për shpenzime tjera të pa specifikuara 3 mijë 815 euro.Rexhep Hoti u emërua Koordinator Nacional për Kulturë, Arsim me 15 maj 2018 pozitë kjo e re në historinë e qeverive në Kosovë.Funksioni i pozitës së tij parasheh avantazhe për kryesin e funksionit; sidomos nëse krahasohen avantazhet e një koordinatori nacional me ato të zëvendësministrit.
Ai marrë pagë të njëjtë me ministrat e qeverisë.Para kësaj Hoti u emërua zëvendësministër i pestë në Ministrinë e Kulturës në muajin shkurt të vitit të kaluar. Madje për shkak të numrit të madh të zëvendësministrave, asokohe Ministria e Kulturës nuk posedonte asnjë zyrë për ta sistemuar nënkryetarin e PDK-së. Ai u detyrua ta ndante zyrën me ndonjërin nga kolegët e tij.Megjithatë, privilegjet iu shtuan me emërimin në pozitën e re të koordinatorit.Në vendimin për emërimin e tij, theksohet se Koordinatori Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport mund të emërojë deri në tre këshilltarë personal. Në bazë të dokumenteve në të cilat shihen shpenzimet e kabinetit të tij, dy zyrtaret e kabinetit të Hotit kanë shpenzuar mbi 10 mijë euro për 17 muaj, shkruan Gazeta inFokus.
Sipas këtij dokumenti, këshilltarja e koordinatorit nacional, Arbenita Bungu, në total i ka marrë nga buxheti i shtetit, 8 mijë e 225 euro.Në këtë çmime përfshihen shpenzimet për akomodime, për bileta dhe shpenzime të tjera.
Ndërsa Yllnore Shala nga Kabineti i Hotit për mëditje dhe akomodime ka vjelur buxhetit të vendit mbi 2 mijë euro.Përves kësaj, zyra e Koordinatorit Rexhep Hoti ka shpenzuar edhe rreth 45 mijë euro për shërbime të shtypjes, të cilat nuk dihet çfarë janë me saktësi.
Gjithashtu janë paguar mbi 4 mijë euro për blerje të laptopëve dhe shpenzimet e telefonit.Ndërsa për derivate dhe pajisje me inventar janë shpenzuar mbi 7 mijë euro.