Shabani-Mullarama: Prokuroria duhet ta hetojë urgjentisht rritjen e çmimit të sigurimit nga BQK

Juristja e fushës së Konkurrencës, Leonita Shabani-Mullarama ka reaguar pas rritjes së çmimit për polisat e sigurimit të veturave, duke thënë se ky vendim nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) do ta bëjë edhe më të vështirë jetën e qytetarëve në Kosovë.

Sipas saj, rritja e tillë e çmimeve nga një “institucion i pavarur”, që në këtë rast është BQK-ja, e cila duhet të veproj në interes të qytetarëve dhe stabilitetit të sektorit, duhet të rishikohet menjëherë nga ana e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, pasi kjo i krijon favore vetëm sektorit të sigurimeve dhe jo qytetarëve, përcjell Buletini Ekonomik.

Shabani-Mullarama thekson tutje se Rregullatori në vend se të vendosë mekanizma për të liberalizuar çmimet dhe stimuluar në këtë mënyrë konkurrencën në mes të kompanive, Bordi merr vendim për t’iu siguruar përfitime të sigurta sektorit të sigurimeve.

Reklama e sponzorizuar

Më tutje, ajo ka sqaruar se nëse ky rast nuk rishikohet nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, atëherë me këtë çështje duhet të merret urgjentisht Prokuroria.

Më poshtë reagimi i Shabani-Mullaramës në rrjetin e saj Facebook:

“Kur te rritet vetedija e te dalim te protesojme per ceshtje substanciale sikurse ‘rritja e cmimeve per polisat e sigurimit te veturave per pasagjere’, atehere mund te themi qe jemi vend demokratik. Ne nuk duhet te lejojme qe Kuvendi te cilin e percaktojme ne, te vendose ne pozita njerez qe veprojne ne emer te interesave te ngushta- vecanerisht nga pozicionet ku pavaresia vendim-marrese eshte qenesore. Vendimi per rritjen e pa-arsyeshme te cmimeve, e ben edhe me te veshtire jeten e njerezve ne Kosove. Rritja uniforme e cmimeve ne kete forme nga nje “institucion i pavarur” qe duhet te veproj ne interes te qytetareve dhe stabilitetit te sektorit, duhet te rishikohet menjehere nga ana e Autoritetit Kosovar te Konkurrences. Kjo i krijon favore vetem sektorit te sigurimeve, sidomos per nje sektor jashtezakonisht profitabil. Rregullatori ne vend se te vendose mekanizma per te liberalizuar cmimet dhe stimuluar ne kete menyre konkurrencen ne mes te kompanive, Bordi merr Vendim per te ju siguruar perfitime te sigurta. Nese kjo nuk rishikohet nga AKK, me kete ceshtje duhet te merret urgjentisht Prokuroria!” /Buletini Ekonomik/