Shkon në 51 numri i viktimave, vdes 20 vjeçja që ishte në koma

Numri i viktimave nga tërmetet në Shqipëri vazhdon të rritet. Ka shkuar në 51 numri, pasi ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 20-vjeçarja që ndodhej në koma.

20-vjeçarja, Xhesika Biqiku ishte në gjendje kritike për jetën dhe mjekët nuk e këshillonin transportimin e saj në një shtet të huaj për të marrë mjekim, për shkak të gjendjes së rënduar.

Xhesika Biquku, vajza e Ilia Biquku ka ndërruar jetë në spital. Mjekët tentuan që ta dërgonin drejt Italisë, por në gjendjen e rënduar që ishte nuk mund të përballonte udhëtimin, raporton Top Channel.

Reklama e sponzorizuar

Sipas burimeve, Xhesika ka marrë goditje të fortë në kokë. Familjarët e Xhesikës se kishin menduar kurrë këtë gjendje të rëndë të cilën po kalojnë, humbjen e vajzës së tyre. Nëna, Rozeta dhe motra e Xhesikës po ashtu ishin lënduar, ndërsa babai ndodhej në një gjendje të mirë shëndetësore.