Sqarohet Raiffeisen: Tarifat që u ndalen për llogari humanitare do t’ju kthehen qytetarëve

Raiffeisen Bank ka njoftuar se nuk do të aplikoj tarifa për transferet humanitare nga Kosova pët Shqipëri. Raportimeve në media sesi nga kjo bankë për 100 euro u paguan tarifë deri në 29 euro, kjo bankë ka thënë se paratë do tu kthehen klientëve. Njoftimi i plotë: Ju njoftojmë se pas situatës së krijuar në Shqipëri, Banka Raiffeisen nuk do të aplikojë asnjë tarifë për transferet që klientët e Bankës Raiffeisen i dërgojnë si ndihmë në llogaritë zyrtare humanitare të shpallura nga Republika e Shqipërisë. Po ashtu, edhe tarifa që zakonisht merret nga bankat ndërmjetësuese dhe pranuese për transfere ndërkombëtare do të mbulohet nga Banka Raiffeisen në Kosovë, duke bërë që shuma që e transferon klienti të arrijë e plotë në llogarinë humanitare. Po ashtu ju njoftojmë se të gjitha tarifat që janë ndalur për transferet e ekzekutuara në këto llogari humanitare gjatë ditës së martë, me datë 26 nëntor do të kthehen tek klientët.