Taksa lë të zbrazët Fondin për Zhvillimin e Veriut

Sipas shoqërisë civile, Fondi për Zhvillimin e Veriut e ka humbur kuptimin, pasi prej vendosjes së taksës 100 për qind në importin e produkteve të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës para një viti nuk ka pasur të hyra nga taksat doganore në këtë fond.

Deri më 31 dhjetor 2018 në FZHV janë mbledhur 15.5 milionë euro, ndërsa janë harxhuar 11 milionë euro.

Mitrovicë. Taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës para një viti në importin e produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka ndikuar që të ulen të hyrat nga pikat doganore për Fondin për Zhvillimin e Veriut. Sipas shoqërisë civile në veri të Mitrovicës, hyrja më pak e mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina në Kosovë në vitin e fundit ka ndikuar që dukshëm të mblidhen mjete nga taksat doganore për Zhvillimin e Fondit të Veriut, respektivisht për komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Reklama e sponzorizuar

Fondi për Zhvillimin e Veriut ka ardhur si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit për Doganat në vitin 2013, ndërsa në këtë fond derdhen mjetet nga taksat doganore nga pika kufitare 1 dhe 31 (Jarinjë dhe Bërnjak në veri të Kosovës) dhe u dedikohen katër komunave veriore për zhvillimin e tyre. /Zëri/