Të gjithë duket se po marrin rrugën drejt emigrimit. Duket se shqiptarët kanë hedhur sytë nga Gjermania si e vetmja formë për të jetuar me një standard normal dhe të kënaqshëm jetese.
Duke theksuar këtu se edhe Gjermania ka pasur nevojën për forcën rinore dhe për profesione të ndryshme, gjërat për disa shqiptarë kanë shkuar mbarë.
Por nëse jeni duke menduar për të bërë ndryshime në karrierën tuaj në Gjermani, atëherë, duhet të dini edhe cilat profesione paguhen më shumë.
Më poshtë ju sjellim 6 profesionet që paguhen më së shumti në një vit:
1. Shef i mjekësisë – € 115,317
2. Specialist i bashkimeve dhe blerjeve – 99,635 €
3. Menaxher i Fondit – 83,641 €
4. Specialist mjekësor – 80,722 €
5. Menaxheri i llogarisë – 75,671 €
6. Menaxher shitjesh – 74,528 €.