Votat e diasporës ishin vendimtare në këto zgjedhje, ato përzgjedhen kandidatin dhe partinë kryesore në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.
Përfundimi i numërimit të votave nga diaspora ka qartësuar tashmë ndarjen e mandatave për partitë në Kuvendin e Kosovës.
Nga rezultati i këtyre zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 32 vende në legjislaturën e re.
Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ketë 29 deputetë.
Partia Demokratike e Kosovës 25 deputetë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate 14 deputetë.
Nga minoritetet, Lista Serbe, që dirigjohet nga Beogradi zyrtar, do t’i ketë 10 deputetë.
Nga ana tjetër, koalicioni mes Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë nuk e ka kaluar pragun prej 5 % për të hyrë në Kuvendin e Kosovës. /Albinfo.ch