Testet e natyralizimit mund të jenë tepër të vështira, madje edhe për qytetarët zviceranë. Zvicra nuk bën përjashtim – a do të mund të kalonit?
Procesi i testimit për t’u bërë qytetar zviceran mund të jetë, gjithashtu, testim. Jo vetëm që testet janë paksa të ndryshme në secilin kanton – por ato gjithashtu ndryshojnë nga komuna në komunë, shkruan “The Local”, përcjell albinfo.ch.
Rezultati mund të jetë ndonjëherë i çuditshëm ose absurd, me pyetje të krijuara për të përcjellë një ndjenjë të identitetit dhe njohurisë lokale.
Përveç që jetoni në vend për më shumë se dhjetë vjet dhe keni të paktën një nivel B1 të gjuhës përkatëse zvicerane (të folur) dhe A1 (me shkrim), gjithashtu nuk do të duhet të keni asnjë precedent penal, përcjell tutje albinfo.ch.
Ju do të duhet të kaloni atë që quhet një provë natyralizimi. Sipas Sekretarisë Zvicerane të Migracionit, qëllimi i këtij testi është të përcaktojë nëse aplikantët janë të integruar, janë njohur me ‘mënyrën e të jetuarit zviceran’ dhe të kuptojnë kulturën zvicerane.
Siç është raportuar në mediat zvicerane, jo vetëm që ishin të vështira pyetjet – por një ishte në të vërtetë pyetje me hile që ishte e pamundur t`i përgjigjeshe.
Pyetjet
Çfarë është Röstigraben? Një ushqim tipik zviceran; emri i një kënge; kufiri midis Zvicrës gjermane dhe frënge; një periferi e Bernës.
Çfarë është Schwyzerdütsch? Një ushqim tipik zviceran; një mal; një dialekt gjerman zviceran; një sport. A është Ursula Andress në monedha zvicerane?
Cili është kryeqyteti i Zvicrës? Cyrihu, Bazeli, Gjeneva, Berna.
Përgjigjet: Röstigraben është një fjalë humoristike për kufirin midis Zvicrës frankofone dhe gjermanishtfolëse, Schwyzerdütsch është dialekti zvicerano-gjerman – dhe vajza e famshme e Bondit, aktorja Ursula Andress nuk është në monedhat zvicerane.
Dhe pyetja hile? Duke folur teknikisht, nuk ka një kryeqytet zviceran. Ne nuk jemi të sigurt nëse jepen pikë ekstra për t’i thirrur ata në këtë gabim, por nëse duhet të përgjigjeni, ju rekomandojmë të thoni vetëm Bernë.
Po për pyetjet specifike?
A i dini numrat e urgjencës zvicerane?
A keni qenë në festën e 1 Gushtit (Dita Kombëtare e Zvicrës)?
A e dini se si funksionon sigurimi juaj nga aksidentet?
Çfarë do të bënit sikur të kishit urgjencë mjekësore?
Emërtoni disa klube lokale argëtuese/sportive?
Cilat ngjarje publike mbahen në qytetin tuaj?
A dini ndonjë sport tipik zviceran?
A shkoni me pushime brenda Zvicrës?
Sa rajone gjuhësore ka Zvicra?
Cilët janë emrat e kinemave tuaja lokale?
Çfarë dini për Alpet?
Ku është Matterhorn?
Nëse dëshironi ta bëni vetë testin – pa marrë parasysh në cilin kanton jetoni – faqja në internet e natyralizimit ju lejon të bëni provën në internet. Përveç frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, testi mund të bëhet edhe në anglisht, spanjisht dhe portugalisht.