Një kontabilist e ka futur emrin e tij në 23 lista të bizneseve për të përfituar nga pakoja emergjente

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka sqaruar se një masë e punëtorëve i kanë marrë kompensimet prej 170 eurosh në ditën e premte, kurse pjesa më e madhe i marrin sot.

Ministri Bislimi, po ashtu, ka njoftuar se te disa biznese janë evidentuar gabime gjatë aplikimit për të përfituar nga pakoja emergjente.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka përmendur edhe raste kur një person ka tentuar të përfitojë më shumë se një herë nga kjo pako.

Sipas ministrit, bëhet fjalë për një kontabilist i cili ka futur veten në listat e punëtorëve të hiç më pak se të 23 bizneseve.

“Ka të tillë që kanë aplikuar për kompensim më shumë se një herë që nuk është ideja e pakos (për shembull një kontabilist i papërgjegjshëm ka futur veten në listat e punëtorëve të hiç më pak se 23 bizneseve, dhe natyrisht që këso tendenca për keqpërdorime të pakos nuk do lejohen)”, ka shkruar ministri Bislimi.