Lamir Thaçi, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka dhënë detaje në lidhje me konfiskimin e 3450 kg mish të prishur në fshatin Sigë të Pejës
Thaçi për Gazetën Insajderi, ka thënë se gjatë inspektimit në dhomën nuk është respektuar temperatuara adekuate e ruajtjes (-18 C).
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, zyra regjionale ne Pej, gjatë inspektimit të kryer më 30.11.2019 në një hapësirë në kuadër të Fabrikës Përpunuese të Mishit janë hasur në 3450 kg mish i cili ka duhej ruajtur temperatur nen -18 C, kurse dhoma ku është gjetë mishi ka qenë në temperaturë ambieniti, andaj sipas kushteve të percaktuara me ligj inspektoret kan konstatuar se kjo sasi e mishit nuk i plotëson kushtet për konsum”, ka thënë Thaçi nga AUV.
Ai ka bërë të ditur se kjo sasi e mishit e vlerërsuar si e pasigurt është bllokuar- ndaluar dhe do të asgjësohet në momentin që kompania siguron kushte.
Kurse gjedhet që janë hasur në fermë të therrtorës pa numra të matrikulimit ( 7 krerë) , me urdhër të prokurorit dhe në bashkëpunim me autoritetet doganore janë konfiskuar dhe janë derguar në karanten në QK “Dubrava” në Dubravë të Komunës së Istogut.
Policia e Kosovës ka konfirskuar një sasi të madhe të mishit në Pejë me ç’rast ka arrestuar person të dyshuar për veprën penale ‘prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor’.
![]()