Kompania ajrore britanike, British Airways rikthehet në Kosovë me fluturime direkte për në aeroportin e Prishtinës.
Fluturimi direkt Londër-Prishtinë dhe anasjelltas, tani është konfirmuar edhe nga vetë kompania ajrore britanike. Sipas komunikatës më të re të kësaj kompanie, British Airways po zgjeron praninë e saj në destinacionet e lira për udhëtimet verore, dhe për Kosovën objektivin kryesor e ka ofrimin e diasporës shqiptare në Britani me Kosovën.
Për verën e vitit 2020, ju mund të udhëtoni në destinacione të reja si në Greqi, Itali, Kosovë, Mali i Zi dhe Turqi.
Kosova dhe Mali i Zi
Ndoshta më emocionuesja nga gjashtë shtesat e reja janë dy vendet mahnitëse të Ballkanit, Kosovës dhe Malit të Zi, të cilat kjo linjë ajrore ka realizuar fluturime edhe në të kaluarën, por i kishte ndërprerë për arsye komerciale dhe kostos jo të favorshme të aeroportit.
Fluturimet inaguruese për në kryeqytetet Prishtinë, Kosovë (PRN) dhe Podgoricë, Mali i Zi (TGD) do të jenë më 4 korrik 2020. Fluturimet do të nisen një herë në javë të shtunave.
Prishtina
BA528 Londër (LHR) 2:20 pasdite Nisja ⇒ Prishtina (PRN) 6:20 pasdite Arritja
BA529 Prishtina (PRN) 7:10 mëngjes Nisja ⇒ Londër (LHR) 9:30 mëngjes Arritja.
Podgorica
BA532 Londër (LHR) 3:10 pasdite Nisja ⇒ Podgorica (TGD) 7:10 pasditja Arritja
BA533 Podgorica (TGD) 8:00 mëngjes Nisja ⇒ Londër (LHR) 10:10 mëngjes Arritja
Shtesa e tjetër do të jetë për në Perugja të Italisë, ku pasagjerët mund të zgjedhin midis fluturimeve të hënën, të enjten dhe të dielën. Fluturimet do të vazhdojnë gjatë verës nga 2 korriku deri më 31 gusht 2020.
Destinacioni tjetër është Turqia, ku shënjestër janë top dy destinacionet më të preferuara verore bregdetare, Bodrum dhe Dalaman. Në të dyja këto destinacione, do të ketë fluturime një herë në javë gjatë tërë sezonit veror, duke filluar nga 23 maji e deri më 24 tetor 2020.
Dhe në fund, pasagjerët do të kenë mundësi të fluturojnë direkt nga Heathrow për në ishullin e madh grek Rhodes. Edhe këto fluturimet do të bëhen një herë në javë, duke filluar nga 4 korriku e deri më 29 gusht 2020.