Dogana e Kosovës refuzon grevën përkundër që dje paralajmëruan një të tillë

Dogana e Kosovës nuk është bërë pjesë e grevës që është mbajtur sot, edhe pse e mbështesin Ligjin për Paga.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, Kryetari i Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, Ali Vitija i cili tha se nuk janë duke mbajtur grevë, por pajtohen që Ligji për Paga të kaloj.

“Jo ne nuk kemi mbajt grevë, e respektojmë vendimin e Kushtetuese për pezullim të përkohshëm, por ne pajtohemi që Ligji i Pagave me ec tutje. Pasi vendimi të Gjykatës Kushtetuese ne jemi duke u marr se qysh mundem me zhblloku këtë proces, sepse është në të mirën e vendit, sepse trazirat sociale nuk i konvenojnë askujt”, tha Vitija për Insajderin.

Reklama e sponzorizuar

Kjo grevë po mbahet për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për suspendimin e Ligjit për Paga.