E dërgoi Ligjin për Paga në Kushtetuese, por kjo është lista e gjatë e të hyrave vjetore të Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ia ka pamundësuar 60 mijë mësimdhënësve, mjekëve, policëve,…, që këtë muaj t’i marrin pagat me rritje, duke e çuar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagat. Por, lista e të hyrave të tij personale është shumë e gjatë, raporton portali “Front Online”.

Jashari në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar të hyra nga nëntë burime të ndryshme.

Ai merr pagë të pastër vjetore nga Institucioni i Avokatit të Popullit prej 16 mijë e 601 euro, apo rreth 1400 euro neto në muaj, 840 euro mëditje ka deklaruar nga institucioni që e drejton, 331 euro mëditje nga UNHCR-ja, 240 euro rimburësim për udhëtime jashtë vendit nga një organizatë belge, 497 euro mëditje për udhëtime jashtë vendit nga Këshilli i Evropës, 711 euro mëditje nga UNDP-ja, 71 euro rimburësim të drekave zyrtare nga institucioni që e drejton, 513 euro nga ligjeratat që i ka mbajtur për Asociacionin e Komunave të Kosovës, 128 euro nga ligjeratat për Kosovo Judical, shkruan portali “Front Online”.

Reklama e sponzorizuar

Avokati i Popullit i ka deklaruar po ashtu edhe të hyrat e fëmijëve, ku njëri është punësuar në Zyrën e kryeministrit dhe merrë 730 euro pagë, ndërsa fëmija tjetër në OJQ-në “ECMI Kosovo”, ku merrë pagë neto prej më shumë se 2000 euro.