Haxhiu: LDK-ja e do gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër – Jo faleminderit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas saj, kjo parti, “mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre”. “Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e do edhe kryeparlamentarin edhe presidentin. Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo faleminderit”, ka shkruar ajo në një postim në profilin e saj në Facebook.