IuteCredit paralajmëron padi ndaj BQK-së

IuteCredit nuk po pajtohet me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për revokimin e licencës, të cilin vendim në një konferencë për media, avokatët e angazhuar nga kjo kompani e quajtën drastik dhe të pa pranueshëm.

Paralajmërojnë padi në Gjykatën Themelore ndaj vendimit e pastaj deri në Arbitrazh për padrejtësinë dhe dëmet që thonë se ia ka shkaktuar IuteCredit-it.

Avokati Korab Sejdiu, i angazhuar nga IuteCredit për ta sfiduar vendimin e BQK-së, tha se janë evidentuar shkelje të shumta në vendimin e BQK, ndaj IuteCredit javën e ardhshme do të ushtrohet një padi ndaj BQK-së, përcjell kp.

Reklama e sponzorizuar

“BQK ka bërë hapin e fundit të parin që nuk është e pranueshme në asnjë rrethanë”, tha ai, duke shtuar se nga ky vendim po rrezikohen 320 punëtorë.

Sejdiu beson se padrejtësia do të përmirësohet nga gjyqësori.

Rauno Kinkar, avokat tha se IuteCredit nuk pajtohet me vendimin drastik të BQK dhe aktualisht është duke u marrë me materializimin e rrezikut biznesor që ndërlidhet me operimin në mjedise të ndryshme ligjore dhe administrative.

“Iutecredrt do të vazhdoj të bashkëpunoj plotësisht me autoritet rregullative në Kosovë. IuteCredit do të shpalos informatat sapo që gjetjet e reja të jenë në dispozicionl”, tha ai

Sipas tij, Republika e Estonisë gjithmonë ka mbështetur IuteCredit Group dhe tani shpreh shqetësimet e saj lidhur me veprimet e fundit të ndërmarra nga autoritet e Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë për media u tha se burimet e financave dhe aksionarët e IuteCredit janë transparente dhe e respektojnë ligjin.

Kompania operon në Moldavi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.

Kjo kompani ka hyrë në tregun e Kosovës para dy vitesh, norma e interesit të cilën e ngarkon kompania korrespondon me praktikat e ngjashme tregtare në të gjithë Evropën, si dhe korrespondon me gjendjen e tregut në Kosovë dhe situatën e rrezikut kreditor.

Sot Iutecredit ka rreth 25 mijë klientë në Kosovë, ndërsa jep kredi në Kosovë në shumën prej mesatarisht 2.5 milionë euro në muaj.