Festat e fundvitit po ofrohen, derisa në gjithë vendin po mbretëron atmosferë.
Qytete, fshatra e sheshe janë ndriçuar e stolisur, në vigjilje të Krishtlindjes dhe vitit që po troket.
Por, si gjithmonë Komuna e Prishtinës tregohet e dashur dhe dorëlëshuar kur flitet për punonjësit e saj.
Madje, komuna e udhëhequr nga Shpend Ahmeti do të ndajë edhe dhurata.
Në një njoftim për kontratë që pasqyrohet te Prokurimi, tregon rreth detajeve të kësaj kontrate, transmeton rtk.
“Furnizim me dhurata të vitit të ri për Komunën e Prishtinës”, përshkruhet lënda e kontratës.
Sakaq, vlera e parashikuar e kontratës për 400 copë (dhurata), kap shifrën e 5 mijë eurove, që i bie secila dhuratë do të kushtojë 12 euro e gjysmë.
Afati i fundit për pranim të tenderëve apo aplikacioneve do të jetë deri më 17 të këtij muaji në orën 14:00.