Kosnetti takon edhe Kurtin, i kërkon formimin sa më të shpejtë të Qeverisë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.
Siç merr vesh KTV-ja, takimi ka përfunduar minuta më parë dhe në këtë takim Kosnetti ka kërkuar nga Kurti formimin sa më të shpejtë të Qeverisë.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe nënkryetarja, Arbërie Nagavci.