Kosova mund ta nisë vitin 2020 pa buxhet të miratuar për këtë vit. Moskonstituimi i Kuvendit pas zgjedhjeve të 6 tetorit ka bërë që Projektligji i Buxhetit për vitin 2020 të mos procedohet në Kuvend.
Duke u bazuar në rrethanat aktuale procedimi i këtij ligji më së largu mund të bëhet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, shkruan sot gazeta Zëri.
Ndonëse afati i fundit për dërgimin në Kuvend të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2020 ishte më 31 tetor të këtij viti, ai nuk është dërguar në këtë institucion as në muajin dhjetor. Pavarësisht se për hartimin e këtij ligji nga Ministria e Financave janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme, problemi është shkaktuar për shkak të moskonstituimit të Kuvendit. Zyrtarë nga Ministria e Financave i kanë thënë “Zërit” se buxheti për vitin 2020 është finalizuar.