LDK e para, VV e dyta për shpenzimet gjatë fushatës së fundit zgjedhore

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar sot raportet financiare që partitë politike kanë shpenzuar për fushatën e zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.

Në bazë të raporteve të publikuara del se LDK ka shpenzuar më së shumti, gjithsej 730,146,87 euro, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 451,979,85 euro. E treta për nga shpenzimet del të jetë koalicioni në mes AAK-së dhe PSD me 346,544,15 euro. PDK për fushatë zgjedhore ka shpenzuar 316,346,32 euro, Lista Serbe 26,652,31 euro, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka shpenzuar 115,863,80 euro, raporton ksp.

Shpenzimet e partive politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës:

Reklama e sponzorizuar

Lëvizja Vetëvendosje 451,979.85

Lidhja Demokratike e Kosovës 730,146.87

Partia Demokratike e Kosovës 316,346,32

AAK-PSD 346,544,15

Nisma-AKR-PD 115,863,80

Lista Serbe 26,652.31

Kujtojmë se zgjedhjet janë mbajtur më 6 tetor dhe partia e parë nga këto zgjedhje ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga LDK. Partia e tretë ka dalë PDK, ndërsa e katërta AAK-PSD. Në vendin e pestë është renditur Lista Serbe, kurse koalicioni Nisma-AKR-PD në vendin e gjashtë.

Kuvendi i ri i Kosovës nuk është konstituuar ende, pasi ndërkohë vazhdojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.