Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë njoftuar se do të bëjnë publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate dërguar për media nga MASHT-i.
“Nesër, e martë (3 dhjetor 2019), në një konferencë për media, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të bëjë publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018”, bëhet e ditur nga Ministria e Arsimit.
Konferenca mbahet në ambientet e MASHT, në ora 11:00, thuhet tutje.