Murati: Kompanitë e sigurimit bëjnë shkelje të vazhdueshme, pse nuk ndërhynë BQK-ja

Hekuran Murati, deputeti i ardhshëm nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas mbylljes së IuteCredit dhe Monego-s nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës.

Ai përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se nëse BQK-ja donë ta dëshmojë veten se vepron në bazë të parimeve dhe ligjit, e njëjta duhet që ta trajtojë edhe sektorin e sigurimeve njësoj sikur që bëri dje me dy institucionet mikrofinanciare, Iute Credit dhe Monego, duke ua revokuar licencat.

Reklama e sponzorizuar

“Tash, për të dëshmuar që vepron në bazë të parimeve dhe ligjit, BQK do të duhej të trajtonte edhe sektorin e sigurimeve njësoj sikurse bëri dje me iutecredit dhe Monego”, shkroi ai.

Sipas Muratit, kompanitë e sigurimeve, bashkë me Byronë Kosovare të Sigurimeve, kanë shumëfish më shumë shkelje ligjore, në vazhdimësi, por në vend se t’u mirren licencat atyre, ato u shpërblyen edhe me rritje të çmimit.

“Heqja e licencës shkelësve flagrantë e të vazhdueshëm, shkarkimi dhe ndjekja penale e menaxhmenteve të atyre kompanive dhe menaxhmentit të BKS-së, si dhe kthimi i çmimit në nivelin paraprak, janë vetëm hapi i parë drejt normalizimit të këtij sektori”, thuhet më tutje në statusin e Muratit. /Buletini Ekonomik/